75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / AR

Llapi njofton për situatën shëndetësore të Veliut, pas përplasjes kokë me kokë, që pati me Ajdinin

Klubi Futbollistik Llapi njofton se gjendja e futbollistit Valmir Veliu pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Prishtinën është stabile dhe jashtë rrezikut, falë edhe intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor.

“Përplasja kokë më kokë mes tij dhe qendërmbrojtësit të Prishtinës, Ardi Ajdini, bëri që Veliu të pësoj çarje të arkadës me ç’rast futbollisti u desht të dërgohej me urgjencë drejt qendrës emergjente për mjekim të mëtutjeshëm.

Veliu ka kaluar me sukses edhe këtë sfidë, ndërsa ne e presim të rikthehet edhe më i fortë që t’i ndihmoj ekipit drejt realizimit të objektivave”, thuhet në njoftimin e skuadrës llapjane./Indeksonline/