75 Mall Live Search
09:28 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / AR

Aktorja e “Barbie” kapet nga paparacit, fotografohet me barkun e fryrë

Margot Robbie po e shijon periudhën e pritjes së ëmbël.

Së fundmi ajo është fotografuar me barkun e rrumbullakosur teksa shijonte një pamje brilant në një superjaht me bashkëshortin, Tom Ackerley, transmeton Indeksonline.

Aktorja shtatzënë Margot, 34, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj Tom Ackerley, u shoqërua me çiftin e famshëm Gigi dhe Bradley.

Dyshja u shoqërua me çiftin e famshëm Gigi dhe Bradley.

Grupit iu bashkua edhe aktori  Benedict Cumberbatch, i cili gjithashtu u pa në anije luksoze, e cila njihet si Multiverse.

Multiverse është një jaht, i cili mendohet të jetë jahti i 50-të më i madh në botë./Indeksonline/

Margot Robbie, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper ishin në mesin e të ftuarve në festën më të listës A në Mesdhe teksa pushuan së bashku këtë javë.