75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / AR

Romeo Veshaj festoi ditëlindjen, ku u “zhduk” Heidi Baci

Ditën e djeshme dy aktorët dhe moderatorët, Romeo dhe Donald Veshaj festuan 29-vjetorin e lindjes. Dy vëllezërit bënë urime publike për njëri-tjetrin, ashtu sikurse Bora Zemani për partnerin e saj.

“Do të të blija një dhuratë, por u kujtova që ti tashmë ke gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë…mua. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkroi Bora krahas disa fotove me Donaldin.

Por, ajo që u vu re ishte mungesa e një urimi publik nga ana e partneres së Romeos, Heidi Bacit. Kjo e fundit nuk ka postuar asgjë në rrjetet e saj sociale, duke nxitur dyshimet se çifti mund të jetë duke kaluar një krizë.

Mbetet të shihet nëse çifti është bashkë apo i kanë ndarë rrugët mes tyre.