75 Mall Live Search
14:51 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / mp

Policia në Gjilan shqiptoi brenda mjë muaji mbi 7 mijë gjoba

Policia në Gjilan ka njoftuar se për një muaj ka shqiptuar mbi 7 mijë gjoba.

“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 01.08.2024 – 31.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar shtatëmijë e dyqind e katërmbëdhjetë (7214) gjoba.”

Disa nga gjobat janë shqiptuar për:

– Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar tremijë e pesëqind e dymbëdhjetë (3512) gjoba,

– Mos respektimi i këmbësorëve pesëdhjetë e një (51) gjoba,

– Rripi i sigurisë dyqind e nëntëdhjetë e katër (294) gjoba,

– Tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar njëzet e gjashtë (26) gjoba,

– Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit njëqind e gjashtëdhjetë e tri (163) gjoba,

– Drejtimi i mjetit pa patentëshoferë nëntëdhjetë e tetë (98) gjoba,

– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit tetëdhjetë e një (81) gjoba,

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër njëqind e tridhjetë e tetë (138) gjoba,

– Drejtimi i motoçikletës pa helmet dyzet e një (41) gjoba,

– Janë përjashtuar nga trafiku dhe konfiskuar gjashtëmbëdhjetë (16) motoçikleta,

– Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (62) ngasës

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria rajonale e policisë Gjilan apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.