75 Mall Live Search
13:13 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / G T

“Pse të mos përfundojmë të parët”, Arbër Hoxha për ndeshjet e shtatorit: Mezi pres të luaj në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i luajë dy ndeshje gjatë muajit shtator të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Arbër Hoxha, njeriu i Euros 2024 foli për FSHF-në dhe dha objektivat e tij për këto dy ndeshje, shkruan Indeksonline

Kujtojmë se për Hoxhën pritet të jetë ndeshja e tij e parë para tifozëve “kuqezi” në “Air Albania”.

Ndeshja me Ukrainën – Së pari dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Sfida me Gjeorgjinë në “Air Albania”– Është një ndjenjë e madhe sepse është ndeshja ime e parë në stadiumin “Air Albania”. I bëj thirrje shqiptarëve që të jenë sa më të shumtë dhe të mbushin stadiumin.

Objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve? – Duke marrë parasysh që është një mundësi shumë e mirë për Botërorin, pse mos të renditemi në vendin e parë. Kemi skuadra shumë të forta në grup, por ne do të japim maksimumin gjithmonë për Kombëtaren tonë.