75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / G T

Ndeshja ndaj Rumanisë, Agim Ademi: Ne gjithë për fitore jena!

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji zhvillon dy ndeshje në UEFA Nations League, ndaj Rumanisë dhe Qipros.

Sot, Franco Foda me djelmoshat e tij mbajtën seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline

Aty ishte i pranishëm edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi – Indeksonline ia bëri një pyetje në lidhje me ndeshjen ndaj Rumanisë.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: Ne gjithë për fitore jena, por futbollit nuk i dihet…!

Video e plotë:

Kujtojmë se ndeshja ndaj Rumanisë zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/