Zbulohet përgjigjja e Taylor Swift-it për ‘ndarjen’ nga Travis Kelce-s

Superylli i popit Taylor Swift, u tha se do të ndahej nga i dashuri, Travis Kelce, më 28 shtator, për shkak të një kontrate të zbuluar që supozohej se ishte hartuar në letrën e titulluar të kompanisë së tij në SHBA, Full Scope , e cila qarkulloi në internet.
Por pavarësisht pretendimeve, këngëtarja dhe sportisti janë në lidhje të fortë, sipas burimeve të brendshme, të cilët i thanë “DailyMail.com” se ata po planifikojnë të shënojnë “ndarjen” e tyre të supozuar duke planifikuar diçka “super të veçantë” si rezultat i kontratës false, transmeton Indeksonline.

“Taylor nuk shqetësohej dhe ishte mjaft e kënaqur nga kjo”, tha një burim. “Ajo zakonisht nuk i kushton aspak mendjen këtyre gjërave, por ky ishte një realitet qesharak i AI. Nuk ia vlen as një reagim aktual nga ajo apo ekipi i saj./Indeksonline/

