75 Mall Live Search
20:45 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / H F

Arrestohet i dyshuari kryesor për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit, më 27 gusht i dyshuari Sh.A. ka gjuajtur me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person, transmeton IndeksOnline.

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme,  ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, prezencën e të cilit e kanë siguruar sot.Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga hetuesit policor është sekuestruar një arme zjarri e cila dyshohet që është përdorur në këtë rast.