75 Mall Live Search
00:12 / E Premte, 06 Shtator 2024 / H F

Një mik turk vjen në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

E para e diolomacisë në vend, Donika Gërvalla ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, homologun e saj turk, Hakan Fidan.

Ministrja Gërvalla ka njoftuar se bashkërisht të premten do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik mes Kosovës dhe Turqisë, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i saj i plotë:

✈️ Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” mirëprita homologun tim turk, Hakan Fidan. Nesër do të diskutojmë për sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik mes 🇽🇰 dhe 🇹🇷, me fokus në integrimet euroatlantike dhe sigurinë rajonale.