75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 06 Shtator 2024 / S Z

Presidentja Osmani pret sot në takim kryediplomatin e Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, po qëndron për vizitë në Kosovë, për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale.

E gjatë ditës së sotme ai do të takohet dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.  Në njoftimin e presidencës thuhet se takimi pritet të fillojë në orën 13:00.

“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan”, thuhet në njoftim.

Ndryshe gjatë ditës së  sotme ministry i Jashtëm i turqisë Hakan Fidan do të takohet dhe me kryeministrin e vendit Albin Kurti si edhe me ministren  e Jashtme Donika Gërvalla.