75 Mall Live Search
11:50 / E Premte, 06 Shtator 2024 / G T

Ushtarët rumunë të KFOR-it vizitojnë futbollistët e Rumanisë para ndeshjes me Kosovën

Kombëtarja e Rumanisë do të luajë ndaj Kosovës sonte në “Fadil Vokrri”, ndeshja e parë e UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25.

Në hotelin ku po qëndron Kombëtarja rumune të pranishëm mbrëmë ishin edhe disa ushtarë të KFOR-it, shkruan Indeksonline

“Faleminderit shumë, ne jemi me ju dhe ju mbështesim. Je e keni bërë Rumaninë të bukur me atë që keni arritur në Gjermani”, ishte mesazhi i ushtarëve rumunë për futbollistët dhe gjithë stafin

Kujtojmë se ndeshja sonte zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20 e 45./Indeksonline/

0P5A5833-kopje