Kun Aguero e ka në mendje fituesin e “Topit të Artë”: Ju e meritoni, keni pasur një super sezon

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Barcelonës, Kun Aguero ka parashikuar fituesin e “Topit të Artë”.
Ballon d’Or ka publikuar listën e 30 futbollistëve të nominuar për çmimin e madh individual në sportin e futbollit, shkruan Indeksonline
Për Kun Agueron fituesi duhet të jetë Rodri, mesfushori i Kombëtares së Spanjës dhe Manchester Cityt.
“Një vit fantastik, ti e meriton. Hajde Rodri”, ka thënë Kun Aguero.
Kujtojmë që në këtë listë të 30 futbollistëve është edhe emri i Granit Xhakës./Indeksonline/
🏆🗣️ Sergio Agüero on Ballon d'Or: "A perfect year, you deserve it… Come on Rodri." ✨ pic.twitter.com/WsBuV9MF1N
— EuroFoot (@eurofootcom) September 6, 2024