75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 06 Shtator 2024 / FR

Osmani takohet me drejtorin e IPK-së: Puna e tyre s’është gjithmonë e lehtë, por përherë e nevojshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar dje me drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodajn.

Osmani tha se me Hodajn folën për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni, ku e para e shtetit tha se potencoi se inspektorët policorë me përgjegjësi e integritet, i shërbejnë shtetit.

“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme. Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, tha Osmani.