Gjenden katër granata dore në shkollën e Kërpimehut në Podujevë, policia i evakuoi qytetarët

Gjatë ditës së sotme policia ka gjetur katër granata dore në shkollën e Kërpimehut në Podujevë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët.
“Rreth orës 11:00, kemi pranuar një informatë se në fshatin Kerpimeh të Podujevë, janë gjetur mjete të dyshimta të pashpërthyera.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore)”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline./Indeksonline/