Situatë e qetë te pika kufitare në Jarinje, policia kontrollon terrenin

Dhjetëra serbë janë mbledhur në pikat kufitare të Serbisë, për të bllokuar hyrje-daljet në Kosovë.
Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, e motivuar nga aksioni i para shtatë ditëve, ku Policia e Kosovës mbylli 5 objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.
Protesta e serbëve ishte ftuar të niste në ora 18:00, teksa deri më herët, edhe qarkullimi i veturave ishte i zakonshëm, shkruan Indeksonline.
Teka në anën tjetër të kufirit po mbledhen serbët, në territorin e Republikës së Kosovës situata është e qetë.
Forca të shtuara të policisë janë vënë re në pikëkalimin kufitar në Jarinje, ku situata po mbikëqyret me qetësi.
Policët janë duke vëzhguar terrenin, teksa asgje e dyshimtë nuk është hasur deri më tani.
Indeksonline ju sjellë pamje nga pika kufitare në Jarinje:



