Osmani e Kurti nesër marrin pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Rugovës në Podujevë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të marrë pjesë në zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka njoftuar kjo ngjarje pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00.
“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në Podujevë”, thuhet në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur se në ktë ceremoni i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.