Këto janë notat e lojtarëve të ndeshjes Kosovë – Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Të premten mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën nga Rumania me rezultatin 3:0, shkruan IndeksOnline.
Një gol nga Denis Man mdhe dy të tjerë nga Razvan Marin, i dhanë fitoren Rumanisë.
Me këtë fitore, Rumania i prinë grupit me tri pikë sa i ka edhe Qipro, ndërsa Lituania e Kosova mbeten pa pikë.
Pikërisht golashenuesi Dennis Man ishte futbollisti më i vlerësuar në ndeshje, me notën 8.5.
Te Kosova, Arijanet Muriqi ishte më i vlerësuari, me notën 7.2, ndërsa dështimi i ndeshjes ishte Fidan Aliti, me notë 5.9.
Ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, Kosova e luan të hënën në udhëtim ndaj Qipros./IndeksOnline/
