75 Mall Live Search
14:47 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Selena dhe nëna asesi nuk pajtohen me njëra tjetën (Foto)

Marrëdhënia në mes të Selena Gomez dhe nënës së saj nuk është përmirësuar fare.

Por para pak ditësh mediat rozë publikuan një intervistë të mamasë së Selena Gomes, që deklaroi se marrëdhënia e saj me të bijën është mjaft e mirë, pavarësisht bindjes së saj se Justin nuk është personi i duhur për të.

Image result for selena gomez and mom

Mamaja e këngëtares, Mandy Teefey, gjatë intervistës u shpreh se nuk ka ndërhyrë në vendimet e vajzës së saj përsa i përket rikthimit me Justin Bieber, pasi siç theksoi ajo Selena është vajzë e rritur dhe e lirë për të vendosur vetë.

Por Mandy Teefey duket se përveç lidhjes me Justin, nuk është dakort edhe për një tjetër vendim të këngëtares përsa i përket fushës së saj profesionale dhe pjesëmarrjes së të bijës në filmin “Një ditë me shi në New York”.

Related image

Komentin e saj nëna e Selenës e ka bërë me dije gjatë një replike me një fans të së bijës në Instagram, ku ka shkruar: Askush nuk mund të bëjë një gjë që Selena nuk e dëshiron, kam bërë një bisedë me të për të mos marrë pjesë në këtë film. Por askush nuk e kontrollon atë, Selena i merr vetë vendimet e saj”.

Image result for selena gomez and mom