75 Mall Live Search
17:09 / E Shtunë, 07 Shtator 2024 / Gj. Sh

Kylie ‘’tradhton’’ motrën, shihet bashkë me shoqen që ia mori burrin Klohe-s

Modelja Jordyn Woods, që ishte edhe shoqja më e ngushtë e Kylie Jenner dhe motrave të saj, në shkurt të vitit 2019 i preu në besë motrat Kardashian, asaj iu bë publike një video me basketbollistin, Tristan Thompson në një klub nate.

Thompson atë kohë ishte i dashuri i Khloe Kardashian, motrës së Kylie-it, me të cilin ajo ka edhe një vajzë.

Qe nga ajo kohë, raporti mes shoqeve u ftoh, dyshja prishën miqësinë e tyre.

Deri tani, ku duket se Kylie e ka falur, e i ka ‘’ngulur një thikë pas shpine’’ Khloes, motrës së saj.

Ajo ka postuar një video në TikTok me Jordyn ku thuhet: ‘’Përshëndetje djema, ne u kthyem. A ju munguam sepse ju na munguat neve’’.  /IndeksOnline/