75 Mall Live Search
11:41 / E Diele, 08 Shtator 2024 / Gj. Sh

Adrian Mutu: Nuk më duket kushedi çka Zhegrova

Legjenda e futbollit rumun, Ardian Mutu ka folur së fundi për Edon Zhegrovën.

Futbollistini Lille nuk pati paraqitje të mirë në humbjen 3-0 të Kosovës nga Rumania, të premten në “Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

Mutu tha se nuk i duken kushedi çka lëvizjet e Zhegrovës dhe se mbrojtësi rumun, Dennis Man e ndali për mrekulli.

“Nuk më duket kushedi çka Zhegrova. Pos që i bën ato gjëra… Bancu e shkatërroi. Ai nuk lëvizi. Ai e lejoi të bënte ato gjëra, që nuk do të thonë asgjë në futboll. Kishte një pasqyrë pranë tij, sa bukur e godas topin me thembër. Man ishte konkret dhe tregoi se çka duhet të bëj lojtari i krahut. Për momentin Dennis Man është një shkallë mbi Zhegrovën”, ka deklaruar Mutu./IndeksOnline/