75 Mall Live Search
18:08 / E Diele, 08 Shtator 2024 / G T

Franco Foda: E kemi analizuar Qipron, kanë lojtarë të fortë!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Qipros.

Foda tha se ka analizuar mirë kundërshtarin e nesërme, shkruan Indeksonline

 “I kemi analizuar ndeshjet e Qipros dhe ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë. Ka lojtarë të fortë, por sonte në mbrëmje do shfaqen pikat e forta dhe të dobëta të Qipros. Dhe do shohim se çfarë do të sjellë ndeshja.

“Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në shtëpi. Kemi bërë një analizë të asaj përballje. Mirëpo tani jemi fokusuar për ndeshjen ndaj Qipros”, u shpreh Franco Foda

Kujtojmë që Kosova nesër luan ndaj Qipros ndeshjen e dytë në UEFA Nations League./Indeksonline/