Zyrtare: Gjilani prezanton Armend Thaqin, rikthehet si “kuqebardh”

Skuadra e Gjilanit ka prezantuar ardhjen më të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Armand Thaqi ka firmosur me Gjilanin, shkruan Indeksonline
Përmes një video në rrjetet sociale, klubi i Superligës së Kosovës e ka bërë të ditur këtë transferim: Ai është rikthyer për ngjyrat kuqebardh.
Kujtojmë që Thaqi ishte pjesë e Clujit nga Rumania, por për shkak të disa problemeve që pati atje vendosi të ndërpriste kontratën dhe tashmë është rikthyer në Superligë./Indeksonline/