75 Mall Live Search
19:09 / E Martë, 10 Shtator 2024 / Gj. Sh

Edon Zhegrova rikthehet në stërvitje te skuadra e Lille

Edon Zhegrova është rikthyer në Francë, pas përjashtimit nga grumbullimi me Kosovën.

Skuadra e Lille sot ka mbajtur stërvitjen e radhës, ku shihet edhe ylli kosovar, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova ditë më parë është përjashtuar nga selektori Franco Foda, me vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit Kosovar.

Ai së bashku me dy futbollistët e tjerë, Arijanet Muric dhe Florent Muslija, u ndëshkuan për shkak se thyen rregullat e vendosura nga federata dhe trajneri.  /IndeksOnline/