Cristiano Ronaldo: Kylian Mbappe mund të jetë fitues i Topit të Artë!

Fituesi i pesë herë i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë interesante në lidhje me fituesit e ardhshëm të çmimit individual.
Ronaldo parashikoi se Kylian Mbappe do të jetë fitues i “Topit të Artë” gjatë këtyre viteve, shkruan Indeksonline
Po ashtu, sipas lojtarit të Al Nassr – gjatë këtyre viteve çmimin mund ta fitojnë edhe dyshja: Erling Haaland dhe Jude Bellingham.
Rio Ferdinand e shtoi lojtarin e Real Madridit, Vini Jr – kurse Ronaldo poashtu tha se “edhe Lamine Yamal”.
Kujtojmë se gjatë këtij viti, Ronaldo e as Messi nuk u nominuan për çmimin individual./Indeksonline/
⚪️✨ Cristiano Ronaldo: “Kylian Mbappé can win Ballon d’Or for the next few years! Also probably Erling Haaland, Jude Bellingham”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 10, 2024
Rio Ferdinand: “Vinicius”. 🇧🇷
Cristiano Ronaldo: “Also Lamine Yamal”. 🇪🇸 pic.twitter.com/I1EODZ93kN