75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / L K

Prokurori i rastit jep detaje, “Në mesin e 45 personave të akuzuar është edhe Milan Radojiçiq, i cili i priu grupit terrorist”

Prokurori i rastit, Naim Abazi, deklaroi se në mesin e 45 personave të akuzuar është edhe Milan Radojiçiq, i cili i priu grupit terrorist dhe për të cilin kanë edhe dëshmi.

Prokurori Abazi, deklaroi se ka pasur edhe shpërlarje parash, fonde të cilat janë shpërndarë nëpër llogari individësh dhe kompanish, përcjell IndeksOnline.

“Hetimet për këtë rast kanë qenë hetimet më komplekse që ka pasur ndonjëherë kjo Prokurori dhe ky proces ka kërkuar hetim intensiv ku janë përfshirë agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit. Kemi realizuar afër 66 intervista me dëshmitarë dhe me të pandehur, janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike, rreth 1266 armë të pajisjeve të tjera dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë çështje. Ndër të akuzuarit kryesor është individi me pozitë kyçe si udhëheqësi i grupit Milan Radojiçiq i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarin kriminale. Kemi bërë dhjetëra kërkesa për bashkëpunim juridik ndërkombëtar duke përfshirë vendet e BE-së, ShBA-të dhe shtet e tjera të cilat kemi arritur ti sigurojmë dëshmi të rëndësishme. Këto kërkesa janë thelbësore për të zbuluar rrugët e financimit”, ka thënë ai.

Ai tha se bashkëpunimi ka qenë me SHBA-në dhe shumë bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, të cilët kanë ndihmuar në zbardhjen dhe vijueshmërinë e rastit.

Abazi u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione të tjera mbi këtë rast dhe raste të tjera, të kontaktojnë institucionet përkatëse të Kosovës./IndeksOnline/