75 Mall Live Search
07:51 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / MSH

“MTV VMA”/ Taylor Swift zgjedhet artistja e vitit

Taylor Swift është zgjedhur artistja e vitit në ceremoninë e çmimeve “MTV Video Music Awards”.

Ngjarja u mbajt mbrëmë në New York dhe mblodhi artistë nga zhanre të ndryshme që i dhanë shumë muzikës vitin e fundit, shkruan Indeksonline.

Në krye të çmimeve më të rëndësishme ishte patjetër çmimi që do t’i ndahej artistit më të mirë të vitit.

Në një garë të ngushtë me SZA, Bad Bunny, Eminem, Ariana Grande e Sabrina Carpenter, Taylor u zgjodh si më e mira e vitit.

Ajo fitoi çmimin e bashkëpunimit më të mirë dhe videoklipit më të mirë, për këngën “Fortnight”  që e ka në duet me Post Malone, si dhe rrëmbeu çmimin në kategorinë “Best Pop”.

Me çmimet e fituara dje, Taylor theu rekord në këtë ngjarje, duke fituar tre vjet radhazi çmimin për videoklipin më të mirë./Indeksonline/