75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Lansohet sot thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë për investim në pajisje efiçiente për ngrohje

Sot në or;n 09:00, Ministria e Ekonomisë, në kuadër të pakos emergjente për energji e mbështetur nga Komisioni Evropian, lanson thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

Në këtë event, që ka për qëllim ndihmën e familjeve për të investuar në pajisje me konsum të ulët energjie, do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli.