75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / S Z

Rreth 3 mijë qen endacakë, ka interesim për adaptimin e tyre

Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë në Komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e këtyre kafshëve në Hajvali, kryeqyteti mbetet i populluar me qen, të cilët janë bërë rrezik për qytetarët. Kryetari, Perparim Rama tha se nuk kanë hequr dorë nga ky problem.

”Tani kemi një numër të madh të personave që janë të interesuar për strehimin e qenve endacakë mos të ketë qen pa shtëpi. Ka qenë një punë e madhe ekipore për të ardhur deri këtu por kjo nuk mjafton, lufta ndaj kësaj dukurie negative vazhdon”, tha Rama.

Ai theksoi se qendra në Hajvali trajton 40 deri 45 qenë në ditë, ndërsa shtoi se vetëm në Prishtinë mbi 3 mijë qen endacakë.

”Ne kemi krijuar mekanizmat ku mund t’i ndajmë edhe me komuna të tjera. Ne kemi kërkuar që dy tre vjetësh nga niveli qendror të merret me këtë çështje. Qeveria ende nuk e ka harxhuar asnjë cent për këtë çështje”, tha Rama.

Ndërsa, Bekim Brestovci, drejtor për Shërbime Publike në Prishtinë, u shpreh se qendra ka kapacitet për strehimin e 350 qenve.

”Kjo qendër i ka të gjitha gjerat e nevojshme qe i nevojiten ksaj qendre , synimi ynë është që qeni të mos rri ngjatë por ta kenë një shtëpi një adaptues”, tha Brestovi për RTV21.

Kryetari i Prishtinës, Rama i bëri thirrje pushtetit qendror që të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar./