Jose Mourinho flet për Real Madridin dhe Arda Gulerin: Me Ancelottin do të mësoj shumë!

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho ka folur për Real Madridin dhe lojtarin turk, Arda Gulerin.
Mourinho thotë se skuadra spanjolle transferon vetëm lojtarë të mëdhenj, shkruan Indeksonline
“Klubi më i madh në botë, mund të ketë vetëm lojtarët më të mirë në botë.
“Real Madridi po bën një punë të shkëlqyeshme, duke nënshkruar me Vini Jr dhe Rodrygon kur ata ishin të rinj, duke nënshkruar me Jude Bellinghamin dhe Arda Gulerin në një moshë të re dhe tani edhe Endrick.
“Arda Guler ka një personalitet të madh. Cilësi të lartë. Me Ancelottin që është trajner i madh, ai mund të mësoj shumë. Arda po shkon drejt një të ardhmeje fantastike”, u shpreh Mourinho
Sigurisht që turqit janë krenar për shitjen e Gulerit në Real Madrid, sidomos skuadra ku është Jose Mourinho, Fenerbahce./Indeksonline/