75 Mall Live Search
21:00 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / AR

Ku paguhet më shumë, në dasma apo koncerte? Kjo është përgjigjja e Asim Gashit

Çdo sezonë veror është i ngarkuar për këngëtarët shqiptar si me koncerte poashtu edhe me dasma.

Një këngëtar i cili pëlqehet shumë nga publiku është edhe Asim Gashi.

Në një prononcim për Indeksonline ai zbuloi se këtë vit sezona ka qenë e mirë dhe ka mbajtur mbi 20 dasma.

“Sezoni mirë ka qenë ku kemi pasur mbi 20 dasma. Ka qenë njëjtë si vitin e kaluar”, tha ai.

Këngëtari tregoi që mbrëmjet kane qenë kryesisht familjare dhe sa i përket të ardhurave, dasmat paguhen më shumë.

“Kemi pasur mbrëmje kryesisht familjare ku kemi kaluar mirë në të gjitha trevat. Sa i përket pagesës dasmat paguhen më shumë”, përfundoi ai./Indeksonline/