Dhjetëra qytetarë duan ta paraqesin testin në Prishtinë, por punëtorët duket se ende kafe po pinë

Paraqitja e testit për autoshkollë te stacioni i autobusëve normalisht fillon nga ora 8-30 në mëngjes.
Por dita e premte duket se i ka “harxhuar” punëtorët të cilët nuk i kanë ndezur kompjuterët e punës deri në orën 9.
Në ndërkohë radha e gjatë e qytetarëve të interesuar për paraqitje të provimit po rritej gjithnjë e më shumë.
Kjo dukuri e punës është e zakonshme në shumë dikastere të institucioneve publike në Kosovë dhe si e tillë duhet të luftohet./Indeksonline/