Një grabitës futet në një market, i merr punëtorit rreth 500 euro nga arka

Një person i dyshuar përmes kanosjes ka kryer një grabitje në një market në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.
Grabitja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 ndërsa nga arka janë marr rreth 500 euro kesh, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se grabitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Me rastin po merret Njësiti i hetimeve rajonale./IndeksOnline/