Dështon opozita/ Kuvendi komunal i Drenasit bëhet me kryesues të ri

Është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit komunal të Drenasit. Shumica e asamblistëve votuan për Bekim Lestranin e Partisë Demokratike të Kosovës duke ia besuar këtë pozitë në mandatin e mbetur.
Ai mori 17 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Arigon Sinani, 13 vota, transmeton IndeksOnline.
Kryesues i Kuvendit komunal të Drenasit u zgjodh në një mbledhje të jashtëzakonshme e cila është mbajtur sot në mëngjes.
Zgjedhja e Lestranit erdhi pas shkarkimit të Milaim Hajdarit, javë më parë. Opozita e kishte shkarkuar Hajdarin me shpresën që do ta emëronte kryesuesin e saj, mirëpo nuk doli kështu. PDK-ja ka sërish shumicën në kuvend ndërsa kuvendi pritet t’i kthehet normalitetit./IndeksOnline/