75 Mall Live Search
19:55 / E Premte, 13 Shtator 2024 / FR

Bajqinovci: Koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës ka përfunduar

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për kërcënimin e presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Bajqinovci përmes një postimi në facebook u shprehë se kërcënimi i Vuçiqit për 72 orë është një përpjekje për të ushtruar presion mbi QUINT-in, me shpresën që ky presion të përçohet mbi Kosovën.

Ai u shprehë se ka përfunduar koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës.

“Kërcënimi i Vuçiqit për 72 orë është një përpjekje për të ushtruar presion mbi QUINT-in, me shpresën që ky presion të përçohet mbi Kosovën. Mirëpo, koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës ka përfunduar. Mbyllja e institucioneve ilegale serbe dhe forcimi i sundimit të ligjit në këtë pjesë të vendit, dëshmojnë qartë se Kosova është e pathyeshme në ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai./Indeksonline/