”Dhëndrri” i Kosovës në top formë, shënon dy gola për Dortmundin në pjesën e parë

Karim Adeyemi duket se do të ketë një sezon fantastik.
“Dhëndrri” i Kosovës sonte ka shënuar dy gola për Borusia Dortmundin, në ndeshjen ndaj Heidenheit, shkruan IndeksOnline.
Adeyemi fillimisht shënoi golin e dytë të Dortmundit, në minutën e 17-të.
22-vjeçari më pastaj shënoi golin e dytë personal në ndeshje, në minutën e 41-të.
Ditë më parë, Adeyemi shënoi hat-trick për Kombëtaren e Gjermanisë U21./IndeksOnline/