Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i sigurt dhe mirë, nuk dorëzohem kurrë!

Ish-presidenti Donald Trump është jashtë rrezikut, pasi u njoftua për të shtëna me armë në afërsi të tij të dielën pasdite në Florida, tha ekipi i fushatës së tij dhe Shërbimi Sekret.
Trump ka reaguar pas kësaj ngjarje duke thënë se nuk do të dorëzohet kurrë.
“JAM I SIGURT DHE MIRË! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë!”, thotë ai.