Goditi një polic brenda stacionit, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi e kishte sulmuar fizikisht një polic.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast dhe ka sulmuar fizikisht, duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.