75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / k.v

Shpërthim në qendër të Këlnit

Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.

Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.

Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë.

Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit.