Rinovoi kontratën me Interin, Asllani ‘frikëson’ Milanin: Shihemi në San Siro

Kristjan Asllani rinovoi kontratën me Interin, me mesfushorin shqiptar që do të jetë pjesë e zikaltërve deri në vitin 2028.
Në mesazhin e tij të parë pas rinovimit, 22-vjeçari zgjodhi të përgatiste tifozët zikaltër për derbin e fundjavës kundër Milanit.
“Jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj këtë aventurë me ju, shihemi së shpejti në San Siro”, shprehet Asllani në videomesazhin e tij.
Un'emozione così 🎤🤩#ForzaInter #Asllani2028 pic.twitter.com/3O67R58z2f
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 16, 2024