75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 17 Shtator 2024 / AR

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për përgatitje të veprave terroriste, kërkohej prej vitit 2016

Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “Përgatitje e veprave terroriste”.

Në njoftimin policor thuhet se ai kërkohej për rastin e 9 nëntorit 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetëdorëzuar në polici i dyshuari mashkull  kosovar, ndaj të cilit  ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.