75 Mall Live Search
09:28 / E Martë, 17 Shtator 2024 / S Z

Vendoset një mbishkrim kërcënues në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal, në Zveçan

Një mbishkrim kërcënues, është vendosur në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal në Zveçan.

Nuk raportohet për të arrestuar. Ndërsa rasti është nën hetime.

“Rr. ‘Brigada 141’, Mitrovicë 16.09.2024 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan ka raportuar se në veturën e tij, persona të dyshuar të panjohur, kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin 24- orësh të PK-së.