Dua Lipa kritikon Talyor Swift? Artistja shqiptare: Disa njerëz janë të pamëshirshëm…

Dua Lipa është një nga artistet më në zë të momentit, e cila me hitet e saj merr gjithnjë vëmendje të madhe në rrjet.
Por ajo që ka spikatur së fundmi është një kritikë e saj për disa artistë të tjerë, me fansat që besojnë se i është drejtuar Taylor Swift.
29-vjeçarja shqiptare shprehet se disa artistë përdorin jetën e tyre private në këngët e tyre vetëm për të tërhequr vëmendje.
Duke folur në një intervistë të re në “60 Minutes”, Dua ka treguar pse i shmanget këngëve për jetën e saj private.