Diddyt i mohohet lirimi me kusht, avokati i tij: Ka nevojë për terapi

Artisti i njohur Sean “Diddy” Combs u arrestua të hënën në mesin e shumë akuzave për krime seksuale.
Artisti 54-vjeçar dyshphet të ketë kryer trafikim seksual dhe përfshirje në prostitucion, shkruan Indeksonline.
Mbrëmë u mbajt seanca e parë dëgjimore, ku avokati i Diddyt deklaroi se klienti i tij ka nevojë për trajtim dhe terapi, pa ndarë detaje se për çfarë është duke u trajtuar.
“Combs nuk është i përsosur. Ka përdorur drogë e ka pasur marrëdhënie toksike, që mendoj se ishin të ndërsjella, siç janë shpesh këto gjëra. Ai po merr ndihmë në moshën 54-vjeçare dhe kjo duhet përshëndetur” deklaroi avokati mbrojtës.
Diddy u deklarua i pafajshëm në gjykatë, por institucionet e drejtësisë i mohuan lirimin me kusht, për ta dërguar të njëjtin në paraburgim.
Dosja e tij sa vjen e rëndohet, pasi prokurorët e rastit kishin gjetur drogë në dhomën e tij të hotelit, kur u arrestua të hënën.