75 Mall Live Search
08:31 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / MSH

Tri vdekje të dyshimta – policia nis hetimet

Tri raste të vdekjes janë raportuar dje në Policinë e Kosovës – dy në Lipjan e një në Prishtinë.

Në raportin policor bëhet e ditur se mëngjesin e djeshëm, në Lipjan është gjetur pa shenja jete një burrë. Njësitet relevante hetuese kanë dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me ato të emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim te prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion” bën të ditur policia, teksa njofton se ka nisur hetimet e vdekjes.

Po në Lipjan, një person ka raportuar në polici se kishte gjetur pa shenja jete babanë e tij. Viktima u gjet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë, shkruan Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe ato mjekësore, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 21:45, u raportua se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Edhe në këtë rast, ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e viktimës, teksa njësitet relevante nisën hetimet.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/