75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / G T

Roma gjen zëvendësuesin e De Rossit, është trajner kroat?

Skuadra e Romës pritet që gjatë ditës së sotme të bëhet me trajner të ri.

Daniele de Rossi u shkarkua nga pozita e trajnerit në stolin e romakëve për shkak të rezultateve negative në fillim të sezonit të ri, shkruan Indeksonline

Siç raporton gazetari italian, Di Marzio – Roma është duke planifikuar të emëroj trajner të ri, Ivan Juriq.

49-vjeçari është pa punë që nga muaji qershor i këtij viti ku u largua nga Torino.

Trajneri kroat më parë ka qenë në stolin e skuadrave, si: Hellas Verona, Genoa, Mantova dhe Crotone./Indeksonline/