75 Mall Live Search
22:02 / E Premte, 20 Shtator 2024 / Gj. Sh

Taulant Seferi e bën sefte në Turqi, vendimtar në fitoren e Bodrumspor

Taulan Seferi ka shënuar golin e parë në kampionatin turk.

Sulmuesi kuqezi ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, Bodrumspor, në fitoren 0-1, ndaj Hatayspor, shkruan IndeksOnline.

Seferi u gjet për mrekulli në zonën e rrezikshme duke e dërguar topin në rrjetë, në minutën e 27-të.

27-vjeçari gjatë afatit kalimtar u transferua në Turqi te skuadra e Bodrumspor, nga skuadra ukrainase, Vorskla Poltava./IndeksOnline/