75 Mall Live Search
08:59 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / Gj. Sh

Sot derbi i kryeqytetin në Basketboll

Java e dytë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

Kjo xhiro hapet me derbin prishtinas që zhvillohet për herë të parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Borës.

Të dy skuadrat kryeqytetase e nisën me humbjen edicionin e ri dhe do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat. Bardhekaltrit pësuan nga Proton Cable Prizreni, derisa Bora, humbi nga Golden Eagle Ylli.

Kjo ndeshje nis nga ora 17:15./IndeksOnline/