Shkëlqyen në Basel, talentët e Shkollës së Futbollit “Zidane” marrin një dhuratë nga Taulant Xhaka

Shkolla e Futbollit “Zidane” që ka kryetrajner legjendën e futbollit kosovar, Muhamet Dragusha ka pasur një turne pozitiv në Basel të Zvicrës.
Talentët të grupmoshave U9 zhvilluan super ndeshje dhe e fituan këtë turne, shkruan Indeksonline

Në mesin e më të mirëve ishin, Aron Sheholli (6 gola), Nil Dedinca (5 gola) dhe Mal Tmava. Por, të gjithë shikuesit e pranishëm patën fjalë pozitive për rritjen e nivelit te talentët e futbollit kosovar, duke përfshi këtu gjithë ekipin.
Pas përfundimit të këtij turneu, trajneri Dragusha dhe lojtarët e tij të rinj shkuan në stadiumin e Baselit për ta shikuar derbin e javës ndaj Zurichut.

Taulant Xhaka, legjenda e futbollit shqiptar ia dhuroi një fanellë me nënshkrim Shkollës së Futbollit “Zidane”. Fanellë kjo që mban plotë 400 paraqitje për fanellën e Baselit./Indeksonline/
