Arrestohen 31 persona brenda 24-orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit ka arrestuar 31 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme dhe në raste të ndara, transmeton IndeksOnline.
Për të gjitha arrestimet është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit 18 prej të të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, 3 në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/