75 Mall Live Search
09:44 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / L K

1.367 gjoba e 24 aksidente trafiku gjatë një jave në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 16-22/09/2024 ka shqiptuar 1367 gjoba kundërvajtësve dhe ka hequr  5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 34 aksidente, prej tyre :

– Aksidente me lëndime, 17

  persona të lënduar, 22

– Aksidente me dëme materiale, 17.